KreuStil Jetese

Në rrugë me të gjera, për javën e modës në Londër!

Sfilatat e mbajtura gjatë javës së modës në qytete të caktuara, nuk sjellin paraqitje vetëm nga pasarelat. Femrat më me stil vendase ose jo, bëhen më të dukshme se kurrë gjatë ditëve të tilla, e kjo jo pa arsye. Duke përzgjedhur me kujdes çdo detaj, këto vajza përbëjnë një tjetër histori, duke vendosur kështu tendenca nga më të ndryshmet, drejtpërdrejtë nga rrugët e kryeqytetit. Pas New York-ut, ishte rradha e Londrës për një spektakël të tillë.

Çka është vendosur si tendencë e pashmangshme nga ‘modelet’ e qytetit është modeli i gjerë i xhaketave. Dje folëm për versionin ‘oversize’, por kjo qendron larg përmasave më të zmadhuara seç duhet. Fokusi përqendrohet tek prerjet e lirshme, ideale për vjeshtën. Në bluza apo pardesy, një formë e tillë duket se është preferuar shumë nga vajzat e Londrës, e jo vetëm. Kombinuar me çizme apo shapka, paraqitje të tilla të kujtojnë ditët e freskëta, kur acari i dimrit nuk është bëre ende dominues sa për t’u mbyllur deri në fyt! Në galeri do të gjeni kombinimet më të mira, e le të kujtojmë se ky është vetëm fillimi i kësaj jave mode!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF