KreuCelebrity

Shakira dhe Pique drejt ndarjes?!

Nuk është hera e parë që përflitet për një divorc të mundshëm mes Shakira-s dhe Pique. Çifti është vënë në qendër të vëmendjes mediatike për vite me rradhë, pikërisht lidhur me këtë temë. Këtë herë, ka mjaftuar një gjest i futbollistit në ndeshjen e fundit, që çdokush të aludojë mbi ndarjen e artistes dhe yllit të Barcelonës. Në përballjen e këtij ekipi me Espanyol, skuadra e Pique shënoi gol ndaj kundërshtarëve, rast të cilin Gerard e feston duke ngritur lart katër gishta, dy nga secila dorë.

Një shenjë e tillë nuk është e pakuptimtë, pasi datëlindjet e Shakira-s dhe Pique janë përkatësisht në datën dy shkurt. Por, këtë herë futbollisti ka ngritur vetëm tre gishta, e kjo nuk ka ndodhur më parë në gjithë historinë disa vjeçare të romancës mes dy yjeve. Çfarë ka shtyrë edhe më tepër aludimet e këtij lloji është aktiviteti i secilit në rrjetet sociale, në të cilat nuk figuron asnjë foto bashkarisht prej një kohe të gjatë tashmë. Imazhi u fundit i publikuar i përket muajit qershor, kur Shakira dhe Pique ishin të ftuarit VIP në dasmë e Lionel Mess-it. Burime zyrtare ende nuk kanë dhënë një deklaratë publike lidhur me një fakt të tillë, kështu që gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF