KreuCelebrity

Anxhelina tregon dashurinë e madhe, i bën ‘like’ ish-i dashuri!

Sot është një ditë feste për Anxhelina Hadergjonajn! Vajza e së motrës,  Agnesës, mbesa e saj Elektra feston dy-vjetorin e lindjes!

“Gëzuar ditëlindjen e dytë, mbesa ime e mrekullueshme Elektra! Na ke sjellë shumë lumturi në jetët tona!”, është urimi plot dashuri i Anxhelinës duke pozuar me mbesën e vogël. Duket se kjo foto ku vajzat kanë pozuar të buzëqeshura, nuk mund t’i shpëtonte pa vënë re as ish-të dashurit të saj disavjeçar, biznesmenit Fatmir Hysenbelliu! Ai e ka pëlqyer menjëherë këtë postim të Anxhelinës.

Lidhja e tyre e dashurisë ka qenë mjaft e përfolur edhe për një rikthim mes të dyve. Të jetë një pëlqim rastësor  i fotos, në mënyrë miqësore, apo mund të fshihet diçka më tepër se aq?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF