David Beckham na vërtetoi sërish se është një baba shembullor!

Ish-futbollisti David Beckham na ka treguar në shumë raste se sa rëndësi ka familja për të. Ai ndan shpesh momentet në të cilat argëtohet me të katërt fëmijët e tij.

David ka postuar një foto në të cilën shfaq talentin e tij në vizatim. Ai ka skicuar me laps një figurë princeshe për vogëlushen 4-vjeçare Harper. Kujtojmë se edhe pak kohë më parë, Beckham ka gjetur durimin të realizojë për të surprizuar të bijën një kështjellë Lego.

Talenti rrjedh kudo në këtë familje! Viktoria ka arritjet e saj në botën e modës, e Brooklyn në fotografi, pra janë me të vërtetë një familje artistësh!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.