KreuCelebrity

Pas divorcit Fergie është… në Brazil!

Ditën e enjte një prej çifteve më të njohur të showbizit, këngëtarja Fergie Ferguson dhe aktori Josh Duhamel bënë publik lajmin se ishin divorcuar pas tetë vitesh martesë. Nga kjo martesë erdhi në jetë djali i tyre katër vjeçar, Axl.

Si ndihet këngëtarja pas divorcit? Ajo është fotografuar në Rio de Janerio pa unazën e martesës, sigurisht. Këngëtarja, e veshur me një fustan leopardi dhe çizme mbi gju u ka drejtuar grushtin fotografëve në aeroport, në të cilin dallojmë unazën me mbishkrimin F-E-R-G. Fergie, e cila po promovon albumin e fundit muzikor “Double Duchess” ka ardhur në Brazil për të performuar në skenën e festivalit “Rio Rock Festival 2017”. Ajo është fotografuar gjithashtu në dalje të hotelit, e buzëqeshur përpara fotografëve. Mund të themi se divorci e paska marrë për mirë këngëtaren…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF