Pasdite artistike për Majlinda Bregun!

Ish- Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka zgjedhur ta kalojë këtë të diel larg politikës. Si një artdashëse, ajo ka preferuar një vizitë të këndshme në muze.

Bregu ka pozuar pranë kryeveprës  në vaj të neoklasikut Jacques Louis David, të titulluar “Vdekja e Maratit”. Kjo vepër e vitit 1793 ruhet në muzeun mbretëror të arteve të bukura në Bruksel, Belgjikë! Ajo ka pozuar e menduar përpara kësaj tabloje, të jetë e apasionuar pas artit figurativ Bregu, apo pas historisë së anarkisë dhe revolucionit që fshihet pas kësaj tabloje?



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.