Tuna, në të njëjtin hall si George Clooney!

Prej pak muajsh këngëtarja Tuna Sejdiu dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha u bënë prindër të një djali të quajtur Tian. Që nga ai moment, këngëtarja ndan me ndjekësit momentet e bukura si një nënë e re, si edhe  karakteristikat e të birit pas çdo muaji me rritjen e tij.

Por, duket se prindërimi nuk ka vetëm momentet e bukura e të gëzueshme edhe për Tunën. Pak minuta më parë ajo ka ndarë në profilin e saj në Facebook një lajm që na  ka habitur në ditët e fundit: Aktori George Clooney deklaroi në Festivalin e Torontos se me ardhjen në jetë të binjakëve Ella dhe Alexander është bërë tepër i ndjeshëm. “Ata nuk qajnë”, është shprehur ai, “Unë qaj më shumë se ata, qaj katër herë në ditë sepse ndihem kaq i lodhur…”

Këngëtarja e ka postuar këtë lajm duke shtuar përshkrimin “Të ndiej”, me sa duket edhe për të me ardhjen në jetë të Tianit të vogël ndodh e njëjta situatë. Edhe Tuna pasi është bërë nënë, është bërë mjaft emocionale! Me siguri në fund të ditës janë emocione të bukura!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.