Mbrëmjet e së hënës meritojnë vetëm komfort dhe stil!

View Gallery
8 Photos
Mbrëmjet e së hënës meritojnë vetëm komfort dhe stil!
Pinkish

Mbrëmjet e së hënës meritojnë vetëm komfort dhe stil!
Pinkish

Mbrëmjet e së hënës meritojnë vetëm komfort dhe stil!
Chic

Mbrëmjet e së hënës meritojnë vetëm komfort dhe stil!
Office

Mbrëmjet e së hënës meritojnë vetëm komfort dhe stil!
Pink

Mbrëmjet e së hënës meritojnë vetëm komfort dhe stil!
Macys

Mbrëmjet e së hënës meritojnë vetëm komfort dhe stil!
Dress

Mbrëmjet e së hënës meritojnë vetëm komfort dhe stil!
Sport

Fundjava është tepër e shkurtër, nëse e hëna ju gjen në angazhime pune apo shkollore. Është dita e parë e javës, e kjo mjafton si arsye për të mos qenë aspak e pëlqyeshme! Sa herë kemi dëgjuar shaka mbi të hënën? Pafund, por nga ana tjetër duhet të kujtojmë se e kemi vetë në dorë për ta ndryshuar sado pak këtë zymti. Veshja është gjithmonë ajo që bën diferencën, e një mbrëmje si kjo nuk ka pse të kalojë pa stil e kombinime bombastike.

Zhveshjet e tepërta nuk janë idealet për stinën aktuale, por kjo nuk do të thotë të mbulohemi kokë e këmbë me veshje të tepërta. Dimri ende nuk ka ardhur (fatmirësisht!), kështu që jemi ende në kohë për të shijuar kombinimet e ndërmjetme. Kryefjala e vjeshtës kanë qenë shapkat e mbyllura, e si për të mos mjaftuar Gucci, gati të gjithë firmat e tjera nisën prodhimin e një modeli të tillë. Përpos kësaj, ky sezon favorizon këpucët e sheshta në tërësi, çka ju falin jo vetëm komfort, por dhe një prekje stili, larg të zakonshmes apo paraqitjeve monotone të ditës. Me funde apo pantallona, këmisha apo fustane të lirshme, mbrëmja e kësaj të hëne duhe t’ju sjellë diçka krejt ndryshe. Klikoni në galeri për të parë disa nga kombinimet inspiruese për netët e para të vjeshtës!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.