KreuCelebrity

Për vajzat e teatrit, dimri vjen edhe në vjeshtë…!

Sa herë kemi parë miqësi mes kolegësh? Tashmë, marrëdhënie të tilla nuk janë dhe aq të rralla, por më të ekspozuarit janë artistët e muzikës. Sa për teatrin, dy mikesha shumë të mira, (që ndoshta i bashkon edhe dashuria për emrin) janë Olta Daku dhe Gixhari. I kemi parë bashkë me dhjetëra herë, e nëse nuk na besoni, mjafton të hidhni një sy në Instagramin e secilës. Nuk ndodh rrallë që të grupohen bashkë me të tjerë emra të njohur të skenës, për të kaluar fundjavën diku larg Tiranës. Por, këtë herë protagoniste janë vetëm Daku e Gixhari, në një ambient që na çon pak më larg vjeshtës.

Nëse jeni në qytet, këtë ditë të parë të javës; nëse jeni përfshirë në monotoninë e punës; nëse thjesht urreni çdo të hënë të vitit, atëherë më mirë të mos i shihni videot e publikuara nga Gixhari! Me një gotë vere në dorë, pranë një oxhaku të ndezur, aktoret mesa duket po shijojnë dimrin që në muajin e parë të vjeshtës.  Vajzat mund t’i ketë bashkuar ndonjë projekt ose kjo është thjeshtë një arratisje e rradhës, por diçka është e sigurt: nuk janë vetëm! Shoqëruar nga disa të tjera mikesha, artistet duket se po shijojnë çdo moment të një eksperience të tillë. E duke menduar vapën që përfshiu sot Tiranën, imazhe të tilla vërtetë që të bëjnë zili…Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF