KreuCelebrity

Robert Aliaj-Linda Reit: “Kur flet ti, më duhet oturak!”

Një nga personazhet më pak simpatik në sytë e Robert Aliaj është edhe Linda Rei, transgjinori i cili po merr famë çdo ditë e më shumë. Në fillim të spektaklit, në batuta e sipër, për një nga çiftet konkurrentë Roberti përmendi dhe oturakun, e Linda Rei ndërhyri duke dhënë një shpjegim ndryshe. Kaq i mjaftoi anëtarit të jurisë për t’i thënë: “Fiks kur flet ti, më duhet oturaku!”

Pas kësaj, Linda ishte konkurrentja e parafundit që performoi “Womanizer” të Britney Spears, e Roberti nuk u kursye as këtu. Alketa theksoi se video e kërcimit të parë të Reit ka marrë 100.000 klikime në YouTube, gjë që Aliaj e cilësoi si “100.000 plumba në ballë nga shqiptarët”, vetëm për të personalisht. Nuk ka nguruar as të theksojë se kjo vjen si pasojë e popullarizimit të këtij personazhi, pikërisht nga “çeta e kazanit mediatik”… Dy gola në një ditë për Aliaj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF