Susami, çelësi i bukurisë dhe lëkurës rinore!

Ndoshta është e preferuara juaj, sidomos kur i bashkangjitet bukës apo ndonjë lloj brumi në veçanti. Nëse e keni favorite, atëherë konsiderojeni veten me fat, pasi fara e zezë e susamit sjell përfitime të shumta, sidomos në aspektin e bukurisë. Përmbajtja e lartë në nitrate, merr pjesë në shëndetin e flokëve, lëkurës, e një sërë faktorësh që lidhen me pamjen e jashtme.

Për kinezët, fara e zezë e susamit është suplementi tradicional i përdorur për kundër-plakjes. Të pasura me vitamin B, amino acide dhe minerale (hekur, kopër, fosfor), bashkëveprimi me antioksidantët ndikon drejtpërdrejtë në mbajtjen gjallë të lëkurës. Për sa i përket flokëve, kjo lloj fare ndikon në rritjen e melaninës, çka pasuron skalpin dhe ndihmon në reduktimin e rënies së flokëve, e si për të mos mjaftuar kjo, ndalin proçesin e të thinjurit! Ardhur në formën e produkteve vajore apo shamposh, farat e zeza të susamit do të jenë shpëtimi juaj për rutinën e bukurisë. Mos i neglizhoni!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.