Blue Ivy në hapat e së ëmës…hipur mbi taka!

Nuk është e rrallë të shohim video-montazhe në profilin e Beyonce-s, madje mund të themi se së fundmi kemi parë shumë të tilla. Pas ballos ‘Diamond’ të Rihanna-s, Bey publikoi përsëri imazhe të tilla, ku dukej qartazi portreti i lumtur dhe plot stil i familjes Carter. Por, as Knowles, as Jay Z nuk ishin protagonistët e videos…Ishte këtë herë Blue Ivy ajo që vodhi vëmendjen, e jo më kot.

Hipur mbi taka, këpucët stiletto të së ëmës tërhoqën të gjithë fansat e Carter-Knowles. Edhe pse me pizhama, gati për orën e gjumit, mesa duket Blue Ivy po ecën çdo ditë e më shumë në hapat e së ëmës. Që tani mund të imagjinojmë imazhin e saj në tapetin e kuq, me siguri duke u paraqitur si këngëtare, duke marrë parasysh talentin e prindërve. Stiletto-t rozë e plot shkëlqim, kombinoheshin me dizenjon e pizhameve, e ky është një tregues që Blue Ivy ka plot shije për veshjen që në këtë moshë fare të vogël. E mrekullueshme, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *