KreuStil Jetese

Flokë të dëmtuar nga vera? Këto trajtime në kushtet e shtëpisë janë fantastike!

Me përfundimin e stinës së verës na ndodh të gjithave që të ndeshemi me flokë të dobësuar, të hollë e të zbardhur tek majat. Ne ju sjellim disa këshilla tepër të vlefshme se si të keni sërish flokë të shëndetshëm e të shkëlqyeshëm! Ja se si t’i trajtoni në kushtet e shtëpisë!

Filloni me një maskë hidratuese!

Një nga përbërësit më fantastikë për hidratimin e flokëve tuaj është padyshim vaji i kokosit. Ushqen flokët e dobësuar në mënyrë të përsosur, mjafton të aplikoni këtë maskë një herë në javë. Në flokë të lagur aplikon një sasi të bollshme të vajit të kokosit, përzier me vaj ulliri. Mbajeni në kokë të paktën dy orë. Që me herën e parë që do të aplikoni këtë maskë do të ndjeni përmirësime të dukshme.

Një maskë hidratuese me avokado

Fruti ekzotik i avokados është perfekt për lëkurën e fytyrës dhe po kështu edhe për flokët e hollë, të djegur nga dielli apo të lodhur nga krehjet. Mjafton të merrni tulin e butë të këtij fruti, ta përzieni me një lugë vaj ulliri. Aplikojeni mbi flokë dhe mbajeni për një orë.

Shmangni sa më shumë që të jetë e mundur dekolorimin ose bojërat agresive të flokëve!

Dekolorimi dhe bojërat janë të dëmshme për t’u realizuar në flokë të dëmtuar. Nëqoftëse e keni të domosdoshme të lyeni flokët për të mbuluar thinjat, ju këshillojmë bojërat pa amoniak e me bazë bimore.

Konsumoni ushqime të pasura me fibra

Mënyra juaj e të ushqyerit ndikon shumë në shëndetin e flokëve, por edhe të thonjve. Kujdesuni që të ushqeheni rregullisht e shëndetshëm, me një dietë të pasur ushqimore me vitamina dhe Omega 3.

Për flokë të ashpra, shmangi llastikët e hollë plastikë

Mund t’ju duket habi, por edhe llastikët e flokëve që përdorni në përditshmëri ndikojnë së tepërmi në dobësimin e flokëve tuaj. Nëse nuk i mbani dot të lëshuar flokët, mundohuni që kur t’i mblidhni të mos i shtrëngoni apo tërhiqni shumë.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF