KreuCelebrity

Tendenca e Eminës: një vjeshtë plot forma gjeometrike!

Emina Cunmulaj ishte spektatore në jo pak sfilata gjatë javës së modës në New York. E pamë duke pozuar me një larmishmëri fustanesh, ashtu sikurse na surprizoi me fotot e publikuara krah për krah disa personazheve të njohur. Gjithmonë duke shpërfaqur një frymë luksi, Eminën e shohim shpesh në udhëtime, edhe pse së fundmi gjendet në Los Anxhelos. Imazhi më i fundit në Instagramin e modeles, na afron shumë me stinën e vjeshtës, e mesa duket Cunmulaj ka një tendencë krejt të sajën për këtë sezon.

Në paraqitjen e Eminës dallohet qartazi larmishmëria e dizenjove me forma gjeometrike. Për veshjen e sipërme, modelja ka zgjedhur një triko jeshile Gucci, ku mbizotërojnë rombet e mëdha, në brendësi të të cilave qendrojnë katrorë shumë herë më të vegjël ngjyrë gri. Fundi i zi i pajisur me toptha të bardhë, dallon për prerjen në fund, të dizenjuar me shirita monokrom. Çanta Dissona e po së njejtës ngjyrë sjell në vëmendje trekëndëshat, të gjendura në miniaturë edhe në rripin e këtij aksesori. Dhe, si për të mos mjaftuar, këpucët Christian Louboutin duket sikur kanë përmbledhur të gjitha format e lartpërmendura sëbashku, në formën e perçinave. Mesa shihet, ‘shumë në një’ nuk përbën problem për Eminën. Më poshtë do të gjeni paraqitjen e Cunmulaj. Ç’mendim keni për një kombinim të tillë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF