Ema Andrea: “Bëhuni kultura që pretendoni!”

Aktorja dhe regjisorja e njohur Ema Andrea njihet për mënyrën e saj të drejpërdrejtë të të shprehurit dhe përmes postimit të saj të fundit vë në dukje se si në një periudhë që në kryeqytet organizohen Festivale Filmi, evente dhe biseda me aktorë, sërish janë lokalet e bllokut ato më të populluarat. Edhe pse në Shqipëri, shumë ndryshe nga jashtë ku të gjitha këto evente do të ofrohen falas, rinia vazhdon të jetë e orientuar drejt kafeve. Aktorja bën një apel dhe me të drejtë, mbi ata që pretendojnë se janë pjesë e kulturës dhe artit, e në fakt janë shumë larg prej këtij realiteti.

Ja postimi i plotë i Andreas: “Ky vend nuk ka kulturë e nuk ofron asgjë e bla bla..nuk është e vërtetë! … ka disa idealistë profesionistë, pasionantë të cilët organizojnë evente për të cilat nëse do ishin Amerikë e Evropë (për të njëjtin nivel), jo vetëm do kishit paguar, por do kishit bërë 1000 selfie! Në Tiranë këtë javë janë dy Festivale Ndërkombëtare filmi…falas…workshope, biseda me artistët e ftuar 5 deri 7 minuta larg nga njëri- tjetri! Prapë vetëm blloku është plot! Natyrisht pas kësaj emrat që përflisni në kronikat rozë do jenë shembulli i rinisë! S’po flas për rininë që pretendon të merret me art e as për artistët që bëjnë qoka se këta janë tek kafja e lagjes duke deliruar! Mjaft me ankesa, bëhuni kultura që pretendoni!”

E me të vërtetë na lind pyetja pse të rinjtë në vendin tonë janë të prirur e të etur për biseda në kafene, e jo ndaj arteve? Mëkat…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *