KreuCelebrity

Eva Mendes, flet për herë të parë mbi raportin Gosling-fëmijë!

Ishin ndër ata çifte në Hollywood, tek të cilët shumë pak patën besim. Kur lajmi mbi lidhjes së Eva Mendes e Ryan Gosling mori dhenë, ishin të shumtë ata që u surprizuan. Mendes ishte një ndër yjet që nuk e pranonte mëmësinë si pjesë të jetës së saj. Por, ja që dashuria e ka shtyrë drejt të kundërtës, e sot dy yjet e kinematografisë gëzojnë dy vajza: 3-vjeçaren Esmeralda dhe Amandën, tashmë një vjeç.

Mendes ka rrëfyer për “People” se sëbashku me Gosling kanë vendosur dhe dëshirojnë që vajzat të mësojnë edhe spanjisht. Ajo rrëfen se Esmeralda aktualisht flet të dyja gjuhët, amnglishten dhe atë të së ëmës, teksa i atribon merita edhe mamasë së saj, që e ndihmon duke gatuar gatime kubaneze për vajzat. Ndërsa, për sa i përket të atit, aktorja tregon se edhe pas 45 vitesh në SHBA, ai juk ka mësuar gjuhën vendase. Kështu, ai shërben si mësuesi ideal për Esmeraldën dhe Amandën. Sipas Mendes, kjo është realizuar edhe falë dëshirës së Gosling për një kontribut të tillë, e le të themi se që tani po ndihet një farë xhelozie nga fansat e çiftit, për vajzat e tyre bilinguistike. Epo, nuk kanë faj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF