KreuCelebrity

Familja Hadid pushton pasarelën!

Me siguri që nuk keni parë ndonjëherë të sfilojnë në pasarelë tre Hadid njëkohësisht! Ka qenë në sfilatën e Tommy Hilfiger në Javën e Modës në Londër, Gigi, Bella dhe i vëllai Anwar ata që kanë hapur shfaqjen!

Ata kanë sfiluar të tre, e me radhë, sipas moshës: Gigi, Bella e Amwar. Po kështu, motrat kanë qenë edhe modelet që e kanë mbyllur këtë shfaqje mode. Gigi, modelja që shoqëroi stilistin në fund të sfilatës, mund të themi se është tashmë një veterane e Hilfiger.

Po kështu edhe Bella, ndërsa për Anwar ishte hera e parë. Me dy motra modele kaq të famshme, as ai nuk mund të zgjidhte një rrugë tjetër! Ai ishte surpriza e mbrëmjes dhe ja doli mjaft mirë në këtë eksperiencë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF