KreuCelebrity

Përfundimisht, Armina jeton në periudhën e gabuar historike!

Armina Mevlani u shndërrua nga një ish-Miss në një femër që drejton një biznes veshjesh luksoze. Në setet e saj fotografike, që janë të shumtë të bie në sy se ajo adhuron stilin klasik vintage!

Rrobat e banjës trup, bikinit me bel të lartë retro si në vitet ‘60 ishin të preferuarat e Arminës për stinën e verës! Po kështu edhe veshjet me pika-polta dots, e kuadratat “Vichy” janë pjesë e garderobës së saj.

Sot Armina na e vërtetoi përfundimisht se ka lindur në kohën e gabuar, me postimin e fundit. “Jugu i Francës, vitet ‘60, shkruan ajo në foton ku ka pozuar pranë bregdetit, e veshur me një fustan me vija dhe një çantë të madhe kashte. Vërtetë nuk ka lindur në atë periudhë Armina, ama di si të bëjë aktual çdo trend mode të preferuar në mënyrën më stil të mundshme!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF