KreuBusull

Rama dhe Trump, nën hijen e zonjave të tyre!

Nuk është hera e parë që kryeministri vendas publikon foto zyrtare, ku shihet përkrah figurave të rëndësishme të politikës europiane, e jo vetëm. Këtë herë, Rama është takuar me Presidentin e SHBA-ve, por kjo nuk ka qenë e gjitha. Në anën e djathtë të kryeministrit qendron bashkëshortja e tij, Linda Rama, ndërsa në krahun e kundërt, shumë pranë Trump, duket qartazi Melania. Mesa duket, këtë herë vëmendja është përqendruar tek zonjat e dy politikanëve, ndërsa një portret i tillë, në fakt pritej nga Rama.

Rama ndodhet prej disa ditësh në Amerikë, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Një vizitë e tillë nuk mund të neglizhonte një takim me Trump, për të cilin kryeministri vendas u përfol shumë, para fushatës elektorale në SHBA. Madje, shumë aluduan mbi një hatërmbetje të Trump kundrejt Ramës, zëra që ky i fundit i mohoi zyrtarisht gjatë intervistave para-zgjedhore, e kjo vërtetohet më së miri edhe nëpërmjet postimit të kryeministrit në rrjetet sociale. Jemi mësuar të shohim Zonjat e Para të vendeve të ndryshme të pozojnë për të njejtën foto, por ja që nuk është aspak çudi që bashkëshortja e kryeministrit shqiptar të gjendet kaq pranë Melania Trump. Më poshtë do të gjeni imazhin e plotë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF