KreuCelebrity

Gigi Hadid, tashmë edhe rrobaqepëse!

Mesa duket, Gigi Hadid vazhdon ta ndjekë e keqja…Prezente në javën e modës në Milano, modelja ka pësuar një tjetër keqfunksionim të garderobës. Veshur me kostum rozën, pantallonat e Hadid janë shkepur në anë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Gigi nëpërmjet një postimi në My Story, ku mund të dallohen fare mirë pantallonat me qepje të improvizuar.

Modelja ka bërë me dije se ka qenë ajo vetë që e ka ndrequr diçka të tillë, ndërsa duket se gjithçka ka kaluar me humor. Nga ana tjetër, paparacët nuk kanë neglizhuar fotot e Gigi-t, kur kjo e fundit zbriti nga makina në rrugët e Milanos. Rezultati? Një qepje e atij lloji juk vërehej aspak. Kjo, edhe falë ndihmës së xhaketës së sipërme, e cila ishte e gjatë sa duhet për të kamufluar çdo detaj të mundshëm. Kujtojmë se modelja parakaloi pa njërën këpucë në një nga sfilatat në New York, rast që siç kuptohet e kaloi si profesioniste!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF