KreuCelebrity

Hillary Clinton, shitje marramendëse brenda javës të librit të fundit

Hillary Clinton sapo ka publikuar librin e saj të fundit “What happened” dhe ka arritur që të shesë mbi 300,000 kopje në javë. Kjo është shifra më e lartë në pesë vitet e fundit për një libër i cili nuk është as film artistik. Kjo vepër shënon numrin një të shitjeve në Amazon dhe klasifikohet si një ndër më të lexuarat e vlerësuar me pesë yje.

Kjo tregon se publiku është ende i interesuar për të dhe ato që Clinton do të shprehë. Ajo sapo ka filluar një turne për të prezantuar librin në sa më shumë platforma, është bërë pjesë e intervistave, dhënies së autografeve dhe të folurit publik në të gjithë vendin. Megjithëse “New York Times” e cilsoi si një vepër të zymtë e qesharake, publiku ka treguar interes për “What happened” qëkur u prezantua për herë të parë. Kritika pozitive dhe shitje të larta.

Kujtojmë se Ish-Sekretarja e Shtetit ka pasur rezultate pozitive edhe me librin e saj të kujtimeve “Living History” në vitin 2003.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF