William, i preferuari i Mbretëreshës për një arsye speciale!

William është duke përjetuar eksperiencën e tretë të prindërimit, ndërsa Kate Middleton është zyrtarisht në një tjetër pritje të ëmbël. Gjithmonë i pëlqyer në sytë e publikut, djali i mash i Diana-s duket se është edhe i preferuari i Mbretëreshës! Burime pranë pallatit mbretëror kanë deklaruar se qëkur William ka qenë në moshë fare të vogël, Elisabeta e merrte me vete nipin e saj, për t’i treguar shumëçka, në lidhje me shtetin, politikën apo kulturën në tërësi.

Kur William u fut në shkollë, Mbretëresha priti disa vite deri sa djali i Charles të zhvillohej akoma dhe më tepër nga intelekti. Më pas, Elisabeta nuk nguroi t’i tregonte nipit letrat sekrete dhe shtetërore, duke e përgatitur kështu për kandidatin e denjë për fronin mbretëror. Sipas analizave të fundit, tashmë që Mbreti është dorëhequr nga detyra zyrtare, William po shërben si shoqëruesi i Mbretëreshës gjatë udhëheqjes së kësaj të fundit. Nga ana tjetër, Duka e Kembrixhit e ka cilësuar Elisabetën si rolin model, e cila e ka mësuar dhe kulturuar për gjithçka. Edhe pse nuk e ka pranuar mbi ndonjë zbulim të veçantë nga ana politike, mesa duket Mbretëresha e ka piketuar që në moshë të vogël William-in, si idealin për fronin mbretëror…!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.