KreuCelebrity

5 të famshmet shqiptare që eksperimentojnë pa frikë me syzet e diellit!

Janë aksesori më i dashur për një pjesë të konsiderueshme njerëzish, ndërsa të tjerë mund t’i quajme pa frikë të fiksuar pas tyre. Syzet e diellit, më shumë se sa një formë mbrojtje e syve ndaj rrezeve, janë shndërruar në një ndër elementët më spikatës së modës. Nuk kanë qenë të paktë personazhet që janë identifikuar nga një aksesor i tillë, e nëse askush nuk ju vjen ndër mend momentalisht, le të kujtojmë Hunter S. Thompson dhe dashurinë e tij për syzet me xhama të verdhë transparent, apo Audrey Hepburn, të apasionuarën pas stilit ‘cat-eye’.

Megjithatë, tendencat e reja përcaktojnë dhe atë çka pritet të shohim më së shumti në treg. Kështu, jo çdokush arrin të bëjë pjesë të stilit personal një aksesor të këtij lloji. Zakonisht, shohim një lloj standartizimi të syzeve të diellit në sezone të caktuara, e një fenomen i tillë i prek jo pak edhe të famshmit. Për sa i përket vajzave shqiptare, jo të gjitha përfshihen në këtë kategori. Ne sot kemi zgjedhur pesë prej tyre, të cilat kanë guxuar të eksperimentojnë me modele unike, gati-gati futuristike, duke na impresionuar kështu me zgjedhjet e tyre.

Era Istrefi

Era Istrefi solli një version shumë interesant të syzeve me skelet të bardhë, të modeluara në mënyrë të tillë sa dukej sikur xhami ishte një zgjatim, që zëvendësonte fare lehtë edhe skeletin.

Elvana Gjata

Elvana Gjata ekspozoi në një nga fotot në Instagram, një stil tejet të veçantë: syze rrumbullake të mëdha, të pajisura në cepa me dy toptha me pupla.

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri i besoi Kylie&Kendall Eyewear, për risinë në stilin ‘cat-eye’. Modeli shumë herë më i vogël e i zgjatuar në anë tërhoqi vëmendje nga ana e Dafinës.

Armina Mevlani

Armina Mevlani preferoi syze të përmasave të mëdha, me xham të zi e skelet të trashë të bardhë. Të prera drejt në anë e me cepat pak të zgjatuara, kjo nuk është ajo çka shohim gjithmonë nga Armina.

Jonida Maliqi

Ndërsa, Jonida Maliqi preferoi transparenten, edhe pse e solli këtë në formë të rregullt tetëkëndëshi, që zinin gati gjysmën e fytyrës.

Cila nga vajzat ka guxuar më së shumti?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF