KreuCelebrity

Gigi, një buqetë gjigande lulesh në pasarelë!

Stilisti Jeremy Scott i brand-it të njohur Moschino kishte menduar një zgjedhje mjaft origjinale për të sjellë në pasarelën e Javës së Modës në Milano modelen Gigi Hadid!

Ajo mbylli sfilatën e Moschino-s e veshur si një buqetë gjigande lulesh, e lidhur me fjongo të kuqe. Komentuesit në rrjetet sociale i nxorrën në pah modeles krehjen dhe grimin si të personazhit Cersei Lannister, në serialin e njohur “Game of Thrones”. Hadid sfiloi duke mbajtur në dorë edhe një çantë të vogël të tipit clutch, me mbishkrimin “Të dua”. Për të parë Gigin në versionin “Buqetë me lule” shfletoni galërinë! E kush tha se lulet janë vetëm për në pranverë? 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF