Ndërron jetë gruaja më e pasur në botë! 0 167

Trashëgimtarja e firmës kozmetike L’Oreal, Liliane Bettencourt e njohur si gruaja më e pasur në botë, ka ndërruar jetë në apartamentin e saj shik në Paris në moshën 94-vjeçare.

Revista prestigjioze Forbes e renditi themeluesen e L’Oreal si më të pasurën, me 39.5 bilionë dollarë për këtë vit. Ky brand bukurie numëron 28.5 bilionë euro shitje vitin e kaluar dhe ka të punësuar rreth 89.300 njerëz në të gjithë botën.

Në një intervistë të para shumë viteve, kur e pyetën nëse i pëlqenin paratë, zonja Bettencourt u shpreh e buzëqeshur: “Sa më shumë që të jenë, aq më mirë!” ajo u përfshi edhe në skandalin financiar “Bettencourt” në Francë në të cilin kaloi vite mes gjyqeve dhe kronikave të gazetave. Një tjetër skandal ishte edhe lajmi se fotografi Francois Banier e kishte manipuluar atë, duke përfituar prej gjendjes jo të mirë shëndetësore të Bettencourt, tashmë vejushë për t’i marrë të holla dhe vepra arti.

Themeluesja e L’Oreal ja ka lënë trashëgiminë vajzës së saj të vetme Francoise.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *