KreuCelebrity

‘Xhixhile’ në mes të Los Anxhelosit?! Falë Bebe Rexhës, mundet!

Ashtu sikurse koleget e saj me të njejtin fat, edhe Bebe Rexha nuk e ka mohuar kurrë faktin e të qenurit shqiptare; përkundrazi! Pasi kaloi një pjesë të pushimeve verore brenda kufijve vendas, Rexha u takua familjarisht edhe me Kryemadhin e fëmijët e çiftit Meta, e për këtë u fol jo pak. Tani, kishte ardhur koha që Bebe të shpaloste një tjetër herë origjinën, e kjo jo në mënyrë të drejtpërdrejt!

Në My Story, këngëtarja ka publikuar disa foto, mes së cilave edhe një klip të shkurtër. Rexha postoi ndër të tjera edhe një foto me të atin, i cili mesa kuptohet ka mbërritur pranë së bijes në Los Anxhelos. E kjo nuk është e gjitha, pasi video pasuese ishte ndër ato tipike komiket. Bebe ka filmuar ekranin e televizorit në dhomën e saj, ku dallohet një grup njerëzisht (me shumë mundësi në një dasëm) duke kërcyer në ritmin e këngës ‘Xhixhile’. “Vjen babi në LA dhe ja çfarë ka pastaj në televizorin tim”, ka shkruar Rexha me shaka, ndërsa nuk ka nguruar ta ndajë këtë moment me fansat. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF