KreuCelebrity

Blahnik ka një teori lidhur me takat e Melanias në Houston…

Dashuria për këpucët e Blahnik ka prekur edhe Melania Trump, edhe pse kjo nuk është diçka që nuk pritej. Gjatë vizitës së çiftit presidencial amerikan në Houston, pas dëmeve të shkaktuara nga fenomenet natyrore, Zonja e Parë e SHBA-ve u kritikua ashpër mbi paraqitjen e saj. Veshur me taka shumë të holla, krijime të Blahnik, Melania dukej krejt e pavend në raportin mes pamjes së jashtme dhe arsyes së vizitës. Manolo e ka një koment edhe për këtë, por nuk ka lidhje aspak me ofendimet ndaj znj. Trump.

Pas gjithë ndezjes së debatit mbi Melania-n, mesa duket Blahnik nuk ka patur kohë të bollshme për t’u marrë me një çështje të tillë. Por, ja që tashmë dizanjeri është kujtuar se ka një shpjegim personal, që deri diku justifikon Melania-n. “Nuk besoj se ajo nuk ka ndjenja. Besoj se po punon fort që ta bëjë çdo gjë të funksionojë. Ndoshta ka ardhur me këpucët që është larguar nga New York”, është shprehur Manolo, për ta ritheksuar edhe më tej: “Po, besoj se ka mbajtur veshur ato me të cilat ka lënë shtëpinë. Duhet ta ruajmë [Melanian], nga ana estetike dhe jo politike. Sa për këtë të fundit, as që më bëhet vonë. Por, në termat e modës dhe bukurisë, e dua Melania-n, është e bukur dhe nuk kemi ç’bëjmë për këtë”. Epo, ndoshta Blahnik ka të drejtë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF