KreuCelebrity

Ja se ç’bëri The Weeknd mbi transplantin që kreu Gomez!

Selena Gomez surprizoi jo pak kur njoftoi se kishte kryer një transplant veshkash, mbi të cilin askusj nuk kishte patur aspak dijeni. Mikja e saj e ngushtë ishte dhuruesja e artistes në këtë rast, ndërsa ky ishte padyshim lajmi që theu rrjetin. Po i dashuri i Gomez, ç’ka bërë në një rast si ky? Epo, nuk mund të ndodhte ndryshe, përveçse The Weeknd të shtynte çdo datë të tureve të tij muzikore.

Sipas burimeve, këngëtari ishte shumë i shqetësuar mbi gjithë proçedurën në tërësi, pasi operacioni ka qenë realisht i vështirë. The Weeknd bëri një pauzë një mujore mes datave 6 gusht deri në 6 shtator. Aludimet sillen rreth faktit se kjo ka qenë periudha që Gomez ka kryer transplantin e veshkave, edhe pse kjo e fundit nuk e ka zbuluar ende një detaj të tillë. Epo, nuk është hera e parë që The Weeknd tregon anën e tij romantik dhe suportive, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF