Mjalt, limon dhe banane, për një lëkurë që vetëm shkëlqen!

Nëse po mendoni për vetitë ushqyese të mjaltit, shtoni në list dhe bananet, të cilat janë të pasura në përmbajtje me lëndë që sjellin vetëm të mira për lëkurën. Për një fytyrë më të pastër e të shndrritshme, fruti tropikal do t’ju falë ndër të tjera edhe një pamje më rinore, rezultatet e të cilave do t’i shihni pas vetëm dy përdorimesh. Si rrjedhojë e bashkëpunimit të pasur të shumë lëndëve ushqyese, bananet rigjenerojnë qelizat që eleminojnë aknet, qukat apo zonatne dëmtuara nga dielli. Sëbashku me mjaltin, ky frut do të shërbejë si pastruesi ideal i fytyrës, ndërsa limoni do të dyfishojë efektin e eleminimit të akneve. Ndiqni hapa e mëposhtëm për realizimin e maskës së fytyrës, me vetëm tre përbërës:

Shtypni një gjysmë banane, dhe merrni prej masës vetëm një lugë gjelle. Të njejtën sasi përdorim edhe për lëngun e shtrydhur të limonit (të freskët!), si dhe për mjaltin, që duhet ngrohur pak, përpara se ta bashkojmë me dy përbërësir e tjerë. Aplikojeni butësisht në fytyrë dhe lëreni për 15 minuta. Kujdes: fytyra duhet pastruar me ujë paraprakisht apo me solucion për eleminimin e grimit, nëse keni vendosur të tillë. Shpëlajeni më pas me ujë me temperaturë normale. Edhe pse vlen për çdo lloj lëkure, ata që kanë probleme me yndyrën do të gjejnë zgjidhjen perfekte me një maskë të tillë! Përdoreni dy apo tre herë në javë, për rezultate të menjëjershme.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.