KreuArt

Yllka Mujo dhe Olta Daku, rrëmbejnë çmimet e para në KOKOFEST!

Festivali i Komedisë KOKOFEST është mbajtur në qytetin e Korçës, ku vëmendja u përqendrua e gjitha tek teatri dhe artistët performues, e jo vetëm. Dy çmimet e para shkuan për Yllka Mujon, si ‘Aktorja më e mirë’ në rolin e Gabit, për performancën në “8 Femra”, ndërsa Olta Daku fitoi “Aktorja më e mirë jo-protagoniste”, për personazhin e Agustinës, në po të njejtën shfaqje.

Daku nuk ka nguruar ta ndajë një eksperiencë të tillë në rrjetet sociale, ku ka shprehur emocione e falenderime të shumta: “Falemnderit KOKOFEST për çmimin…Falemnderit Driada Dervishi. Falemnderit kolegeve, partnereve të “8 Femrat”. Falemnderit Berina Kokona, falemnderit Kristina, falemnderit të gjithëve!”. Çmimin për “Aktori më i mirë jo-protagonist e ka fituar Florian Agalliu, ndërsa dalluan edhe emra të tjerë, si: Qendrim Rijani për “Regjia më e mirë”, Donald Shehu për “Aktori më i mirë” etj. Vëmemdje iu kushtua edhe Teatrit Shqiptar të Shkupit, që rrëmbeu plot dy çmime të rëndësishme: “Shfaqja më e mirë e festivalit” për “Shfaqja që shkon mbrapsht”, si dhe “Aktorja e re më e mirë” për Aida Elezin.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF