KreuCelebrity

Istrefi, koncert përpara tranvestitëve në New york!

Këngëtarja Era Istrefi, na e kishte paralajmëruar përmes profilit të saj Instagram  eventin muzikor të radhës ku do të merrte pjesë, në bashkëpunim me Billboard! Ajo ka performuar në festivalin e përvitshëm “Bushwig” i cili mbahet në Brooklyn, New York dhe karakterizohet nga shfaqjet muzikore, DJ, performanca të ndryshme nga persona të komunitetit LGBT, ekspozita Pop, instalacione dhe bankete me pije e ushqim deri në orët e para të mëngjesit!

Istrefi është bërë pjesë e edicionit të tij të gjashtë mbrëmjen e së dielës, si një mbrojtëse e flaktë e të drejtave të këtij komuniteti. Ajo ka ndarë disa nga momentet e përgatitjes përpara se të dalë në skenë, duke bërë soundcheck, make up-in, si edhe gjatë performancave! Ajo është pëlqyer e duartrokitur nga ndjekësit, si edhe ka pozuar me ta. Istrefi ka zgjedhur të vijë në këtë festival me stilin e saj ekstravagant që e karakterizon në look e veshje.

Ky festival realizohet në fund të verës, për të celebruar mbi muzikën, ngjyrat dhe dashurinë! Shfletoni galerinë për të parë disa moment nga ky event i përvitshëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF