Ledion Liço zbulon momente nga mbledhja me…

Duket se edicioni i dytë i talenteve të vegjël muzikorë do të fillojë së shpejti, audicionet po vazhdojnë.  Moderatori këtij programi, Ledion Liço, pasi na zbuloi me radhë se cilët do të jenë trajnerët që do të ulen në kariget e kuqe për të gjykuar fëmijët konkurrentë në “Voice Kids” në Top Channel ka ndarë sot një foto të bashkëpunëtorëve të tij që do të bëjnë të mundur realizimin e kësaj shfaqjeje.

Është një tablo tipike e një momenti nga mbledhja e ditës së hënë mes kolegëve. Artistët kanë pozuar të qeshur në këtë foto, pasi shumë shpejt do të nisë talent-show për të cilin po përgatiten: Ledioni, Alban Male, regjisori Ergys Lubonja, trajnerët Miriam Cani, Eneda Tarifa, Aleksandër dhe Renis Gjoka! Jemi në pritje të suprizave që do të na rezervojë edicioni i dytë i këtij spektakli muzikor!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.