KreuCelebrity

Markle merr pjesë në Invictus Games, pak larg princit Harry…

Meghan Markle ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Invictus Games, për të treguar mbështjetjen e saj ndaj princit Harry. Aktorja e “The Suits” është fotografuar në pjesën e publikut teksa duartroket gjatë hapjes së këtij eventi pranë mikut të saj Markus Anderson.

Markle kishte veshur një xhaketë lëkure “Mackage Baya” me vlerën 690$ gjatë ceremonisë. Ajo ishte ulur 3 reshta dhe 18 karige larg princit Harry i cili ishte pranë Zonjës së Parë Melania Trump. Princi Harry është themeluesi i Lojërave Invictus, i inspiruar nga veteranët amerikanë e dëmtuar të luftës.

Këto lojëra zhvillohën në Toronto, aty ku Markle kalon pjesën më të madhe të kohës duke xhiruar për “The Suits”. Pas një viti lidhjeje mes princit dhe aktores, ajo zbuloi për herë të parë detaje mbi dashurinë e tyre në revistën Vogue, si edhe bëri një hap të rëndësishëm, takimin me mbretëreshën Elizabetë! Shpresojmë të shohim më shumë prej tyre në Invictus Games!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF