Më në fund, Klaudia sqaron njëherë e mirë ndjekësit pse zgjodhi termin “vëlla”!

Balerina Klaudia Pepa, është vënë prej dita ditësh në qendër të kritikave pasi e quajti ish-bashkëshortin Albi Nako “Vëlla” në një video-mesazh përshëndetës drejtuar atij.

Megjithatë, artistja ka vendosur të mos u kushtojë shumë rëndësi komenteve ofenduese e të vijojë rregullisht me postimet e saj në Instagram. Edhe sot, si ditë e hënë u  ka uruar ndjekësve një javë të mbarë!

Ajo ka vendosur të bëjë edhe një sqarim të fundit për të gjithë ndjekësit që e kanë keqkuptuar, ja komenti i saj: “Për ata që nuk e kanë kuptuar…Një vëlla është miku që ta jep natyra. Një vëlla është i afërt si duart dhe këmbët. Unë e përkufizova Albin si një familje sepse e tillë është për mua. Nëse fjalët më dalin nga zemra nuk janë asnjëherë të gabuara”.

Pajtoheni me mendimin e balerinës?

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.