Rudina dhe Linda Rei, përplasje live në studio!

Pjesëmarrja e Linda Reit në median shqiptare ka ngjallur mjaft debate. Ajo ka ndryshuar gjininë, e tani ndihet më mirë, është ajo që do të jetë.  Linda është pjesë e konkurrentëve të edicionit të katërt të Dance With Me, një paraqitje e cila e ka bërë një personazh tepër të komentuar në rrjetet sociale.

Ajo ka qenë e ftuar sot në programin e pasdites në Tv Klan të moderatores Rudina Magjistari ku ka mjaftuar një pyetje për të shkaktuar debat në studio.

Rudina: “Si është jeta jote si transgjinore?”

Linda: “Nuk jam transgjinore!”

Rudina: “Je shndërruar…”

Linda: “Jo, fjala trans do të thotë “në mes”, je transgjinor kur je seksi mashkull por ke paraqitjen e femrës ose e anasjellta. Unë jam operuar dhe jam seksi femër”.

Gjatë intervistës Linda ishte tepër emocionale dhe madje në fund të bisedës i kërkoi edhe falje moderatores për reagimin e saj. Sonte është edhe nata e spektaklit, të shohim si do të na paraqitet Linda!

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.