KreuBusull

Shpërthen Kristi Pinderi ndaj Mira Kazhanit, e quan “Injorante”

Duket se programi “Rudina”  i pasditës së djeshme ka shkaktuar debate të shumta, jo vetëm mes Rudinës dhe të ftuarës së saj Linda Rei, për shkak të termit “Transgjinore”. Pas këtij emisioni gazetarja Mira Kazhani ka publikuar shkrimin “Mund të blesh një vaginë, por grua është zanat tjetër”, shkrim i cili ka revoltuar së tepërmi aktivistin e njohur Kristi Pinderi të Komunitetit LGBT në Shqipëri.

Kristi ka zgjedhur të reagojë mbi këtë temë në profilin e tij në Facebook, ja postimi i tij kundër Kazhanit: “Më duhet ta them: Persiatjet e Mira Kazhanit janë një çorbë pa shije që ngjan si e vjellë! Për çështjet e të qenit grua po ia lë Xheni Karaj të japë një mendim po për çështje të gazetarisë mund ta them diçka: nuk mund të jesh edhe gazetare edhe injorante. Përjashtojnë njëra -tjetrën. Gjasat janë të kesh mbetur te kjo e dyta.”

Edhe në këtë postim nuk kanë munguar komentet e ndjekësve, të cilët gjithashtu shprehin opinionet e tyre lidhur me këtë temë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF