Beyonce një mike për kokë! Ja surpriza e saj për Lady Gaga-n!

Këngëtarja Lady Gaga nuk ndodhet në formën e saj më të mirë shëndetësore. Ajo ka lajmëruar se do të marrë një periudhë të gjatë pushimi nga koncertet e kompeticionet muzikore, në të cilën do të fokusohet mbi shëndetin e saj, si edhe do të krijojë, sigurisht!

Kolegia dhe mikesha e saj Beyonce Knowles ka vendosur të tregojë mbështetjen e saj për Gaga-n, edhe në këto ditë të vështira! Ajo e surprizuar këngëtaren e “Poker Face” duke i dhuruar asaj një tufë të madhe me trëndafila, si edhe një pulovër sportive nga linja e saj e veshjeve “Ivy Park”, të cilat Gaga i ka ndare edhe me ndjekësit në profilin Instagram.

Ajo e ka falenderuar Beyonce-n me fjalë zemre, për këtë pulovër të rehatshme jo vetëm gjatë qëndrimit të saj në shtrat, por edhe kur të dalë për rreze dielli e të marrë frymë lirisht. Gaga ndihet me fat që ka marrë kaq shumë dashuri dhe e ndjen mungesën e Beyonce, për të cilën ajo ka bërë edhe një rrëfim të veçantë: “Në qoftë se nuk do t’i kisha parë videot e tua në televizor tek shtëpia e gjyshes, pasi më kishin hequr prej shtëpisë diskografike “Def Jam”, do kisha hequr dorë. Ti na frymëzon të gjithëve. Ëndrra që ti personifikon, më ka ndihmuar të vazhdoj rrugën time”.



Gjesti i beyonce na tregoi se legjendat e mbështesin njëra-tjetrën, edhe në kushte të vështira!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *