As Armina nuk i shpëton “sherrit” në rrjetet sociale… 0 207

Armina Mevlani ka qenë pjesëmarrëse në Javën e Modës në Milano dhe ka ndarë disa momente nga sfilatat dhe koleksionet e reja që u prezantuan në këtë event të rëndësishëm mode. Sot, adhuruesja e stilit retro ka postuar një foto e veshur me ngjyrën rozë dhe na ka rikthyer në vëmendje përmes përshkrimit të saj një këngë të viteve ’90-të të grupit “Aqua”, “Barbie Girl”. “Një Barbie, në një botë Barbie-sh” shkruan blogerja.

Kohët e fundit personazhet e njohur janë bërë objekt kritikash, sulmesh e debatësh nga ndjekësit në rrjetet sociale për arsye nga më të ndryshmet dhe as ky postim i Arminës nuk ka kaluar në heshtje. Ja si i komenton një ndjekës asaj: “Barbie girl sepse punoi Sala, po të mos ishte për Salën as në TVSH s’të çonin”. Armina replikon: “Në fakt nëse do më kishe ndjekur kam punuar në modë që në moshën 19 vjeç si drejtuese reviste mode dhe në TV dhe dikush pa aftësi nuk ecën dot përpara çfarëdo gjëje t’i ofrojnë”. Pasi ka marrë përgjigjen e blogeres, ndjekësi e ka kthyer debatin në humor: “Edhe unë e kam një aftësi, fitova vëmendje nga e madhja Armina Mevlani”, ka shtuar ai.

Nuk është hera e parë që Arminën e sulmojnë në lidhje me familjen e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *