KreuCelebrity

Dhurata që bën Fjodora për ditëlindjen e saj!

Sot është një ditë e veçantë për gazetaren e njohur Fjodora Fjora! Ajo feston ditëlindjen, përvjetorin e saj të dyzetë!

Si po e kalon moderatorja e “Chic” këtë jubile? Pikërisht sot, në ditën që ajo pret dhurata, ka vendosur që të bëjë një dhuratë përmes një gjesti tepër human! Ajo na ka treguar se ka zgjedhur të festojë duke dhuruar gjak! Ja përmbajtja e postimit të saj: “Sot unë zgjedh të dhuroj, për t’i dhënë një mundësi atyre që nuk e kanë! Për të falenderuar zotin që më lejon të jem ajo që dua, për tim bir gjënë më të shtrenjtë në këtë botë! Për të qenë mirënjohëse për gjithçka kam, familje, miq, kolegë! Sot vendosa ta festoj kështu!”

Ndjekësit e moderatores e kanë uruar për ditëlindjen si edhe për shembullin që po jep! Gëzuar ditëlindjen Fjodora!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF