KreuCelebrity

Kylie sapo na prezantoi 5 ngjyra të reja buzëkuqësh për vjeshtë!

Pinjollja e vogël e klanit Kardashian-Jenner, 20-vjeçarja Kylie në momentin që prisnim ndonjë informacion të mëtejshëm mbi shtatëzaninë e saj, na ka prezantuar përmes kanalit Youtube pesë nuance të reja buzëkuqi të lëngshëm për vjeshtë nga linja e saj “Kylie Jenner Matte Liquid Lipstick& Lip Liner”.

Ajo ka zgjedhur të prezantojë pesë nuancat e reja të vjeshtës duke i aplikuar ato në video, së bashku me mikeshën e saj të ngushtë Jordyn Woods. Buzëkuqët mbajnë emrat: Libra, Autumn, Butternut, Hazel dhe Wicked. Kylie ka shpjeguar se Jordyn, përveçse mike është edhe modelja e saj në të cilën teston  ngjyrat. Por, kësaj here ajo ka zgjedhur t’ja mbajë të fshehtë këto nuanca edhe mikeshës, për t’a surprizuar e për t’i marrë asaj përshtypjet e para! Pasi i kanë aplikuar të pesta nuancat e reja, Jenner ka treguar surprizën e radhës nga Kylie Cosmetics: një paletë me tone sysh me nuanca lejla!

Muajt e parë të shtatëzanisë së saj, Jenner qëndroi në hije duke thënë se ishte tepër e zënë më “Kylie Cosmetics”, paska qenë më se e vërtetë!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF