KreuBusull

Një personazh largohet nga spektakli “Dance with me”!

“Dance with me”, spektakli i kërcimit të së hënës, ka filluar prej disa javësh në televizionin Klan. Kasti i artistëve të përzgjedhur vallëzon me trupën e balerinëve profesionistë.

Pas disa javësh shfaqje, produksioni ka bërë të ditur se një prej konkurrentëvë është tërhequr nga gara papritur duke u larguar përfundimisht nga spektakli: Është një prej personazheve më të komentuar të këtij edicioni, Linda Rei! Vajza e cila shkaktoi debate pafund këto javë në rrjetet sociale, sidomos pas programit “Rudina” ku filloi debati mbi termin “transgjinore” e vijoi me postime e deklarata në Instagram! Mospërputhje me formatin, produksionin që e la pa partner apo nuk përballoi dot opinionin publik të shoqërisë shqiptare?

Nuk ka ende një reagim nga Linda mbi këtë largim, por ndoshta ajo ka zgjedhur t’a përfundojë këtu aventurën e kërcimit, e të largohet disi nga vëmendja mediatike.

 

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF