10 videoklipet më seksi të dy dekadave të fundit!

Muzika tashmë është më e prekshme se kurrë, për aq kohë sa nuk na duhet më të përdorim pllakat e gramafonit apo çdo lloj pajisije tjetër për të dëgjuar këngët e preferuara. Mjafton një shkarkim nga aplikacione të ndryshme në aparatin telefonik, dhe gjithçka është e zgjidhshme. Me të mirat e të këqijat e veta, një novacion i tillë na ka afruar edhe më shumë me këtë art, edhe pse prodhimet e fundit përbëjnë një diferencë të madhe me atë të para dy apo tre dekadave. Fanatikët e muzikës janë totalisht kundër asaj çka dëgjojmë më së shumti sot, cilësuar ndryshe si ‘komerciale’.

Sipas analistëve dhe ekspertëve të muzikës, një degradim i tillë ka ardhur si pasojë e lindjes së MTV, kanali i parë amerikan që transmetoi videoklipe. Me prodhimin e këtyre të fundit, vëmendja u fokusua tek imazhi, më tepër se sa tek figura, e kjo i interesoi shumë stacionit muzikor. Zëri tashmë shoqërohej me armën më të fuqishme të publicitetit (videon), dhe një publicitet i tillë shtoi interesat edhe tek vetë artistët dhe ekipit të tyre. Sot, vërtetohet më shumë se kurrë që klipet kanë një influencë të madhe në atë çka shitet si muzikë, edhe pse nuk mund të përfshihet çdokush në një vorbull të tillë. Megjithatë, kjo formë argëtimi tashmë është e pakthyeshme, duke bërë kështu që të shohim disa prodhime vërtetë të mira. Ne sot ju prezantojmë me dhjetë klipet më seksi të dekadës së fundit, shumë prej të cilave i keni parë me qindra herë. Cili është i preferuari juaj?

Beyonce – “Partition”

Britney Spears – “Toxic”

D’Angelo – “Untitled”

Fergie – “M.I.L.F.S”

Jennifer Lopez ft Iggy Azaela – “Booty”

Nelly – “Hot In Here”

Rihanna – “S&M”

Selena Gomez – “Hand to Myself”

Shakira ft Rihanna – “Can’t Remember To Forget You”

The Weeknd – “Earned It”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *