Arbana për Gertën: “Është një frymëzim për mua!”

Vajza mirditore që mori guximin për të thënë jo pak të vërteta në sallën e parlamentit, ishte lajmi që qarkulloi më së shumti këtë të shtunë.  Duke nxjerrë në pah problemet më madhore të fshatit, Gerta bëri thirrje për investime në zonat larg qyteteve, si në infrastrukturë, ashtu dhe në ekonomi e shumëçka tjetër. Një nga personazhet që është prekur nga fjalimi i mirditores është edhe Arbana Osmani, e cila ka shprehur jo pak në profilin e saj në Instagram.

Poshtë videos së postuar, Arbana shkruan: “Në punën time në #duatëbëjtëlumtur kam patur rastin të shkoj në shumë fshatra të thellë të vendit, dhe çdo fjalë që thotë kjo grua për to, dhemb e përlot, sepse çdo gjë që thotë, është tërësisht e vërtetë. Nuk ka gëzim e trishtim më të madh njëkohësisht sesa të shohësh sa të bukur e sa të braktisur janë. Por jam e lumtur që nga sot e kanë një zë. Një zë që quhet Gerta, e që është frymëzim për mua”. Siç e thekson dhe vetë, Arbana e prek edhe vetë një temë të tillë, me punën e saj në “Dua të të bëj të lumtur”. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *