KreuCelebrity

Ende pa u martuar, Harry dhe Markle thyejnë protokollin mbretëror!

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë bërë daljen e parë publike si çift, gjatë Toronto’s Invictus Games. Në dukje shumë të dashuruar e gjithmonë pranë njëri-tjetrit, çifti më i ri rojal u pëlqye nga shumë fansa…por jo nga pallayi mbretëror! Arsyeja? Ende pa u martuar, ata duket se kanë thyer një nga pikat më të rëndësishme të protokollit, siç është edhe mbajtja e duarve në publik.

Ndoshta nuk ju kujtohet, por para pak kohësh folëm mbi arsyet pse Duka dhe Dukesha e Kembrixhit nuk shihen kurrë me duart e lidhura në publik. Këtë e ka shpjeguar më mirë Myka Meier, përfaqësuesja e etikës rojale, e cila thekson se daljet publike të çifteve të pallatit mbretëror, nuk konsiderohen si kohë e shpenzuar për argëtim, por si detyra që anëtarët e familjes rojale duhet t’i zbatojnë medoemos. Kështu, në sytë e të tjerëve nuk duhet të shfaqet afrimitet apo ndjenja të tepërta, pasi nuk është etike të shpërfaqësh të tilla emocione gjatë kohës së punës. Por, mesa duket Princ Harry-t nuk i ka interesuar aspak ky fakt, duke thyer kështu rregullin e parë mbretëror. Bëmë mama të të ngjaj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF