KreuCelebrity

Jonida Vokshi, shumë shpejt edhe në ekranin e kinemasë!

Jemi mësuar ta shohim më shpesh në emisionin “Thurje”, ndërsa kinemaja e teatri për të mbeten dy dashuri të pandashme, e për këtë ka zbuluar jo pak në intervistën ekskluzive për bordo.al. Por, së fundmi Jonida ndodhet në xhirimet e një filmi shqiptar me metrazh të gjatë, personazhi i së cilës kërkon angazhim sa kohor, aq dhe emocional. “Jo vetëm modë” ka xhiruar moderatoren në sheshin e xhirimit, ndërsa Vokshi ka zbuluar disa detaje të mëtejshme mbi atë çka pritet të shohim së shpejti.

Projekti “Derë e hapur”, nën regjinë e Florenc Papas dhe me producent Eno Milkanin, duket se e ka shtyrë Jonidën drejt një sfide të re, e kjo falë rolit që i është besuar. “Do të luaj rolin e një vajze shtatzënë. Është një ndjesi e çuditshme, që nuk e kisha provuar më parë. E mbaj dorën gjithë kohën tek barku, madje dhe kur jam në rrugë më është bërë refleks të më shkojë dora aty”, ka shtuar Vokshi duke qeshur, ndërsa shton edhe më tej: “Presupozohet të jem rreth 8-9 muajshe dhe pres një vajzë…Emrin e kam menduar por nuk ja u them”. Edhe pse duke e shoqëruar shpjegimin me plot humor, Jonida zbulon shkurt sinopsin e filmit: një vajzë e re, e cila është larguar drejt Italisë, tashmë kthehet në vendlindje në pritje të një fëmije. Me frikën e prezantimit në sytë e familjes pa një baba për të voglën e saj, ajo detyrohet të kërkojë ndihmë tek e motra, për zgjidhjen e situatës. Vokshi do të luajë përkrah Luli Bitrit, ndërsa Jonida shprehet se projekti në tërësi është një përgjegjësi e madhe për të…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF