Pjata e darkës, me bazë misri e pule! 0 20

Ndoshta nuk e konsideroni darkën të rëndësishme. Ndoshta, nuk bëni dot pa të. Nëse përfshiheni në grupimin e dytë, me siguri nuk mund t’i rezistoni dot gatimit të një vakti plot shije, edhe pse një zgjedhje e tillë bën që shpesh të mos keni sa duhet ide mbi atë çka pritet t’i servirni vetes dhe familjes. Sugjerimi jonë për sonte nuk është aspak i vështirë, e ju sigurojmë vetëm rezultate të përkryera, për një darkë ndryshe nga të tjerat.

Fillimisht, duhet të nisni përgatitjen për pitet, të cilat do të jenë kryesoret në një menu të tillë. Në një tavë, shtoni gjysmë kile miell. Hidhni në mes të masës një filxhan ujë dhe një lugë gjelle kripë, ndërsa tretni në një gotë apo enë sipas dëshirës dy lugë çaji maja birre. Përdorni ujë të vakët dhe përziejeni mirë, për ta shtuar përsipër ujit. Filloni të zini brumin me dorë, deri sa të siguroheni se masa e formuar ka marrë trajtë të ngjeshur e të fortë. Mbulojeni me një copë dhe lëreni për 60 minuta në furrën e pandezur. Ndërkohë, mishin e zierë të pulës ndajeni në fije, dhe shtojini krem kuzhine apo djath Philadelphia. Përziejini mirë dhe shtoni tre lugë gjelle misra të zierë, për të vazhduar me të njejtin proçes. Nxirrni brumin nga furra dhe formoni disa toptha të vegjël. Hapini me dorë secilin prej tyre, deri sa të krijoni disa peta të holla. Shtoni përgatitjen në mes të petës dhe mbylleni atë në të dyja anët. Skuqini pak në vaj, e shërbejini me fletë sallate dhe frta domateje. Ju bëftë mirë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *