KreuArt

Skenari i “Breakfast at Tiffany’s” i Hepburn, shitet për një shumë marramendëse!

Kjo javë ka gjetur në ankand disa nga sendet më personale të Audrey Hepburn. Çdo artikull i aktores ikonike të kinematografisë u shit për blerës të ndryshëm, duke bërë kështu që në fund të grumbullohen plot 6.2 milion dollarë. Ankandi i mbajtur në Londër kishte për qëllim ofrimin e mundësisë për njerëzit e pasur apo adhuruesit e flaktë të aktores, që të preknin nga afër një pjesë të rëndësishme të historisë hollivudiane. Kjo ishte shitja më e madhe e sendeve të saj e mbajtur deri më tani, e këtu përfshishej çdo gjë nga garderoba e Hepburn, fotografitë e shumëçka tjetër.

Gjithsesi, çfarë u ofrua për një shumë marramendëse ishte kopja origjinale e skenarit të aktores për filmin “Breakfast at Tiffany’s”. Blerësi ishte i gatshëm të paguante rreth 850.000 dollarë, shifër që tejkalonte çdo pritshmëri. Skenari përmbante shënime dhe shkrime personale të Hepburn, një ndër arsyet pse një çmim i tillë konsiderohet si i pranueshëm. Të tjerë artikuj në shitje ishin edhe xhaketa e trikotuar Burberry dhe një fustan i zi kokteilesh Givenchy, të cilat u shitën bashkarisht për 92.000 dollarë. Ndërsa, një maskë e zezë (për sytë gjatë gjumit), e cila pritej të shitej për 200 dollarë, kapi shifrën e 8300 dollarëve. Ankandi u organizua me iniciativën e dy djemve të aktores, Sean Hepburn Ferrer dhe Luca Dotti, ndërsa Sean është shprehur se: “Është e jashtëzakonshme se si po shtohet adhurimi për të. Tashmë, 50% e fansave të saj janë adoleshentë dhe të rinj. Imazhi i nënës tonë po zëvëndëson atë të James Dean në muret e dhomave të fansave më të flaktë. Është vërtetë e mrekullueshme!”

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF