KreuCelebrity

Kim kritikon publikisht Trump-in!

Kim Kardashian ka kritikuar publikisht presidentin e SH.B.A Donald Trump, në lidhje me menaxhimin e situatës së krizës në Porto Riko, si pasojë e Uraganit Maria. Qindra të prekur nga kjo katastrofë kanë mbetur pa strehë,  ushqim, ilaçe e veshmbathje dhe ka qenë e pamundur që të marrin ndhmat me këto furnizime jetike për ta. Këto artikuj kanë mbetur nëpër kontejner, pasi qeveria nuk po gjen shoferët që të bëjë dërgesat e tyre nëpër në gjithë ishullin për njerëzit në nevojë.

Kardashian i është  përgjigjur një postimi të Trump në Twitter, në të cilin ai u drejtohej banorëve të mbijetuar të Porto Rikos që të mos binin pre e lajmeve false ndërkohë që ata përpiqen të mbijetojnë. Ylli i “Keeping up with the Kardashians” i drejtohet Trump-it që të reagojë e të veprojë! Ja postimi i saj në Twitter: “Ata nuk kanë elektricitet që të shikojnë lajmet!!! Të lutem lëri postimet në Twitter dhe golfin, ndërkohë që po vdesin njerëz! Të lutem shpejto hapin dhe jep ndihmë!”

Kim nuk është e vetmja që kritikon presidentin Trump për këtë temë. Javën e kaluar edhe Rihanna, po në Twitter zgjodhi që t’i lutej presidentit të mos lërë më njerëzit që ët vdesin!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF