KreuCelebrity

Llakaj: “E vërteta e largimit nga Top Channel!”

Largimi i Agron Llakajt nga Portokalli e Top Channel pas shtatë vitesh pjesëmarrjeje si një drejtor artistik e prezantues bashkë me Amarda Toskën, bëri bujë mediatike në vitin 2010. Nuk u mor vesh kurrë arsyeja e vërtetë që fshihej pas këtij largimi.

Llakaj ka rrëfyer për herë të parë mbrëmë në “Xing me Ermalin” se si qëndronte me të vërtetë historia: Shkak u bë televizioni Klan, ftesa e Ardit Gjebreas për në ‘Kënga Magjike”! Ja si shprehet ai për këtë moment të karrierës: “Artisti nuk bën dot kompromis me profesionin e vetë dhe me veten. Si i tillë unë kërkoja të lëvizja. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas. Isha i ftuar nga Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike”  dhe për të qenë brenda marrëdhënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin, Altin Bashën. Nuk i mora leje, por e informova. Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek “Kënga Magjike”.”

Ai shton: “Të nesërmen që ishte Portokallia në transmetim shoh unë ishin hequr të gjitha materialet e mia. Të hënën në mëngjes më thërriti drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha: Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën deri në fund të dhjetorit do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë. I thashë: Jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për veten tuaj dhe u largova. Ata më respektuan, më mbajtën dy rroga”, ka treguar Llakaj.

Asokohe, Llakaj filloi të drejtonte “Kush do të bëhet milioner” në Tv Klan dhe prej pesë vitesh në formatin humoristik “Al Pazar” në Vizion Plus.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF