KreuCelebrity

Reagon Albi Nako: “Po pse duhet ta harroj Klaudian unë?”

Jo vetëm Klaudia Pepa me deklaratat e saj, por edhe ish-bashkëshorti, koreografi i njohur Albi Nako është vënë në qendër të vëmendjes mediatike në këtë moment.

I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” balerini nuk i ka shpëtuar pyetjeve me spec të moderatorit Mamaqi mbi temën aq të komentuar “Vëlla”. Pasi Klaudia e quajti vëlla në një video-mesazh përshëndetës, ajo zbuloi përmes një komenti të saj duke debatuar me ndjekësit në Instagram se çifti ka gati një vit e gjysmë që janë divorcuar. I ngacmuar nga Mamaqi se “Gozhda del me gozhdë” dhe se si po përpiqet Albi të harrojë ish-bashkëshorten, përgjigja e tij e menjëhershme e plot bindje na ka surprizuar: “Po pse duhet ta harroj Klaudian unë?”

Albi ka rrëfyer edhe se për momentin nuk është në një lidhje dashurie, por shprehu se është i gatshëm që të mund të dashurohet sërish! Megjithatë, as në këtë dalje publike koreografi nuk e mohoi se mendon se mund të ketë endë shpresë për një ribashkim me Klaudian!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF